Duket se rrjetet sociale janë kthyer në një shqetësim real, teksa të dhënat e personave të ndryshëm keqpërdoren.

Policia e Librazhdin bën me dije se një 31-vjeçar me inicialet B.B, ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke i hapur më pas kësaj të fundit profile false në rrjete sociale.

Po ashtu mësohet se i riu e ka përndjekur vajzën.

Pas denoncimin, policia ka arrestuar 31-vjeçarin, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb