Brajan Gruda u planifikua të përshëndetej me tifozët gjermanë, te sfida e fundit në shtëpi për Lajpcig më 9 maj. Me kërkesën e sulmuesit shqiptar, diçka e tillë nuk ndodhi.
“Sky Sport” raporton se dëshira e Grudës është të mos kthehet në Angli. Sulmuesi kërkon të qëndrojë te Lajpcig, që në anën tjetër nuk ka bërë asnjë hap për ta transferuar përfundimisht nga Brajton.
Lajpcig do të ishte dakord, nëse bëhet fjalë për tjetër huazim. Këtë radhë do të pranonte, që në klauzolë të shtohej edhe detyrimi i blerjes së kartonit në rast se përmbushen disa kushte.
Brajton është treguar i vendosur më parë, duke kërkuar transferim të përhershëm. 21-vjeçari bëri mirë në huazim, ndërsa luajti 13 ndeshje ku shënoi tre gola dhe asistoi po aq të tjerë. Lajpcigut iu bashkua në fillimin e shkurtit.
Gruda mbetet në pritje të Gjermanisë. Në anën tjetër, gjasat janë që nëse ftesa mungon në vazhdim të zgjedhë Shqipërinë.
