Nga Ben Blushi

NIKITA, BALERINI UKRAINAS 175 KILE

Nikita Savin është nga Ukraina. Kur filloi lufta erdhi në Orikum. Aty jeton në një vilë me qira.

Si erdhe në Shqipëri Nikita?

Fillimisht shkova në Portugali

Po pastaj?

Aty s’më pëlqeu, erdha këtu

Si të duket Shqipëria?

Vend tradicional

Pse të duket tradicional?

Duket si Ukraina e viteve 90

Po pse duket si Ukraina e viteve 90?

Sepse ka një zhvillim të ngadalshëm

Ku e ke parë zhvillimin e ngadalshëm?

Njerëzit rrinë në kafe të veshur me kostum

Dhe kur njerezit rrinë në kafe veshur me kostum vendi është i ngadalshëm?

Këtu marrëveshjet bëhen me një të shtrënguar dore

Dhe kjo është tradicionale?

Kjo tregon se në Shqipëri reputacioni ka ende vlerë

Ti çfarë pune bën?

Jam programator softëaresh

Sipas teje pse po ndodh kjo luftë?

Eshtë një luftë mes botës së vjetër dhe botës së re

Kush është bota e vjetër?

Anglezët dhe amerikanët

Po bota e re?

Rusia, Kina, India, Brazili,

Po pse lufta mes dy botëve po bëhet në Ukrainë?

Diku do shpërthente, mund të ishte edhe India apo Pakistani

Po atëherë pse Ukraina?

Sepse India dhe Pakistani ka armë bërthamore, Ukraina nuk ka

Si përfundon kjo luftë?

Rusia ndahet

Çdmth Rusia ndahet?

Kina do i marrë Siberinë, Japonia do i marrë disa ishuj, Rusia do copëtohet si në kohën e Bashkimit Sovjetik

Po me Ukrainën çfarë ndodh?

Do mbijetojmë

Nga je me origjinë?

Babai nga Siberia, nëna nga Uzbekistani

Pra je gjysëm rus?

Si shumica e ukrainasve

Sa fëmijë ke?

Katër

Këtu shof vetëm tre

Këta të tre i kam me gruan e parë

Ke dhe një grua tjetër?

Aktualisht po

Pse je ndarë?

90 për qind e martesave të sotshme përfundojnë me divorc

Po gruaja e dytë pse nuk është me ty?

Ka disa arsye

Më thuaj një

është ne Paris me nënën dhe vajzën tonë

Po arsye e dytë?

Nuk ka qejf të jetojë më fëmijët e mi nga martesa e parë

Ka edhe një arsye të tretë?

Pa e mbushur shtëpinë me pasqyra nuk vjen

Çfarë i duhen kaq shumë pasqyra?

është balerinë

Ti je martuar me një balerinë?

Tani është mësuese vallëzimi

Sa kile je Nitika?

175

Po si të ka marrë balerina për burrë?

Për këtë grindem çdo ditë me gruan

Çfarë kërkon ajo?

Të shkoj 120 kile

Mund ta bësh?

Para pesë vitesh isha 90 kile

Po para 10 vitesh?

195

Kaq shumë ha?

Nuk shëndoshem nga ushqimi

Po nga se shëndoshesh?

Nga qëndrimi në kompjuter dhe nga stresi

Ke stres?

Stresi disa njerëz i acaron, disa i dobëson, mua më shëndosh

Si mund të jetosh me këtë peshë?

Jetoj

A noton?

Notoj

I jep makinës?

I jap

A ngjitesh dot në kat të tretë?

Ja tani do ngjitem

Pse do ngjitesh?

Do vendos pasqyrat e palestrës së gruas

Pra ti po vendos pasyra që gruaja të shihet kur kërcen?

Sigurisht

Po ti kërcen?

Nuk e kam shumë qejf

Po nëse gruaja të kërkon të kërcesh?

Prandaj do dobësohem

Sa kohë ke që të dobësohesh?

Besoj një muaj

Me kirurgji?

Jo me kërcim

Për një muaj do heqësh 50 kile nga trupi?

S’kam çbëj, ndryshe do më lërë

Po ti do martohesh prapë?

Nuk e përjashtoj

Më mirë të ndahesh apo të kërcesh?

Ti si thua, tha Nikita

Më mirë të ndahesh, thashë unë

Më mirë të kërcej, tha Nikita

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb