Një ditë pasi mori pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Bruksel, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes një video në Instagram, Vuçiç ka falënderuar kryeministrin Rama.

“Unë besoj në BE, në të ardhmen e Serbisë dhe të rajonit. Së bashku do të luftojmë me miqtë tanë nga rajoni për një të ardhme evropiane, duke respektuar veten dhe duke besuar se së bashku mund të bëjmë shumë,” thotë presidenti serb në video mesazh.

Media serbe “B92″ ka ripublikuar dhe një pjesë të deklaratës së Vuçiç nga Brukseli.

“Serbia sot dha një mbështetje të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përsëri, asgjë nuk ndodhi. Kjo është e nevojshme sepse të dyja vendet bënë gjithçka. Unë dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën vendin tonë. Më shumë se 20 liderë dëgjuan ne për disa orë dhe gjithashtu i jam mirënjohës Macron-it për iniciativën për një komunitet të ri politik. Kjo është mënyra e vetme që ne të dëgjohemi, që kolegët tanë evropianë të na dëgjojnë. Unë i jam mirënjohës edhe Ramës dhe Kovaçevskit sepse ata ishin në krah të Serbisë, treguan respekt”, ka përfunduar Aleksandar Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb