Familjarë, miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit ditën e sotme ish-deputetit të Partisë Socaliste, Niko Faber, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në festën e Fiter Bajramit.

Të pranishëm në ceremoninë e homazheve në Katedralen e qytetit të Korçës ishin edhe ish-deputeti Gaqo Apostoli dhe ish-kryetari i Bashkisë së Korçës në vitet 1996-2000, Dhionis Kotmilo.

Ish-deputeti u nda nga jeta mëngjesin e së dielës në banesën e tij, si pasojë e nje ataku kardiak.

Niko Faber ka qenë deputet në legjislaturën 1997-2001 dhe 2001-2005, si pjesë e Grupit Parlamentar Socialist.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe pas karrierës në politike, Niko Faber ka qenë tepër aktiv për problematikat e qytetit të Korçës. Në përfundim të Homazheve, ish-deputeti u përcoll për në banesën e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb