Jurgen Klinsman nuk do të jetë në pankinë kundër Bayern Munich, për ndeshjen e parë të Bundesligës për vitin 2020. Arsyeja është më të vërtetë qesharake, por gjermanët nuk bëjnë lëshime kur bëhet fjalë për rregullore. Kështu, trajnerit të Hertha Berlin i ka skaduar licenca dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e saj.

Jurgen Klinsmann Alexander Nouri Hertha Bsc 1579071081 29831
Jurgen Klinsmann Alexander Nouri Hertha Bsc 1579071081 29831

Zbulimi është bërë nga e përditëshmja “Bild”. Sipas saj, Klinsman, i cili ka nisur karrierën rreth dy dekada më parë është njoftuar nga Federata Gjermane e Futbollit. I njëjti njoftim i është dërguar edhe klubit berlinez, që i besoi atij pankinën në fund të vitit të shkuar. Por deri tani, asnjë dokument nuk është dorëzuar dhe me sfidën që afron koha nuk premton, që Klinsman të marrë licencën e re dhe të drejtojë Hertha nga pankina gjatë sfidës në program të dielën në orën 15:30.

Training Hertha Bsc
Training Hertha Bsc

Edhe për këtë ka një arsye, po aq qesharake sa e para, por që tregohet nga vetë trajneri. I kontaktuar nga “Bild”, ish-tekniku i përfaqësueses së Gjermanisë, ka bërë të ditur se të gjithë dokumentat ndodhen në shtëpinë e tij në Kaliforni.
(ballanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb