Deputetja e PD, Grida Duma, i është drejtuar me tone të ashpra qeverisë, ndërsa tha se po favorizohen një grup i vogël personash që marrin tendera, ndërsa është lënë në harresë populli.

Në seancën e sotme plenare ku shqyrtohet akti Normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit, Duma tha se janë “mbledhur 140 deputetë për të votuar për ca kompani të mëdha që e kanë të sigurt tregun se kanë marrë tendera publikë”.


“E keni dhënë me koncension gjithë Shqipërinë. Çdo burim keni dhënë me koncension. Ne jemi të djathtë, ekonomia e tregut është e djathtë.

Kam respekt për kolegët, e di çfarë i ndodh nga ana tjetër, kam reflektim, them si ka mundësi këta që duhet të kenë pronar votuesin, duhet të shqetësohen nëse i gjykojnë keq. Është bërë sot një seancë plenare, 140 deputetë janë mbledhur për aktin nr.10 që disa kompani të mëdha që e kanë të sigurt tregun duke bërë sofizma të njohjes së tregut ekonomik. Ju sot jeni mbledhur që më të pasurit që ulen në tavolina me shefin tuaj dhe ju japin urdhra të vini në komisione. Pronari ynë i vërtetë është votuesi shqiptar. Ata na e japin votën. Ju shqetësoheni nëse aksionet e peshqve të mëdhenj apo nuk i marrin rimbursimet e kontratave të tenderave publikë… Shqetësoni ju nëse po i marrin apo jo 60 miliardë 10 kompani të mëdha, Salillari, Gjoka a çfarë doni ju numëroni.

I keni lënë njerëzit të lypin para jush, ju flisni që falni? Ca falni ju?!

I merrni këto 400 milionë që paguajnë taksa shqiptarët dhe ia çoni asaj 10-shes apo 15-shes. Kur i pyet përfaqësuesit e qeverisë nëse ky kompensim do i shkojë punëtorëve apo jo? Po kjo paga që nuk është indeksuar? Po ju që nuk vini kurrë në këto komisione? Ju flisni për 30 mijë lekë të vjetra në muaj. Ju flisni për shtëpinë e dhëna falas. Kur unë bëja komision për dhënie mendim e shkelët të gjithën.

Thatë se nuk ka problem se nuk kemi dhënë mendim. Komisioni jepte mendim pasi ishte marrë vendimi. Ju thonit miratojeni sot, sot informacioni të vijë më mbrapa. Pa marrë informacion nuk bëjmë dot sugjerime. Ju thonit çfarë sugjerimesh. Ju doni të talleni. Ju keni ardhur këtu të votoni për oligarkët. Kjo ju bën ju as të majtë as të djathtë, por autokratë. Ne e djathta e shikojmë individin si konsumator, si një njeri që duhet të ketë para në xhep. Nuk e shikojmë si njeri që duhet të mbetet në hall. Dhe të marrë 80 mijë lekë të vjetra në muaj familja.

Është bërë trendi krimi i organizuar. Po t’i thuash dikujt që je njeri i ndershëm nuk je më trendi. Hajde të bëjmë një tryezë për minimumin jetik. Pyetjen tjetër kam unë mos i nxirrni gjë nga xhepat ju këto lekët apo nga taksat e qytetarëve.   Duhet ndërtuar mirëqenia në këtë vend por si ekonomi tregu. Çfarë keni rritur ju ndërtimet, me para të zeza? Ju nuk jeni as të majtë as të djathtë, por votojeni sot për ata të dhjetë që do ju sjellin prapë këtu në rresht dhe vazhdoni mos votoni për ata miliona që kanë ngelur rrugëve”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: