Albion Marku ishte një nga autorët e golave në suksesin 0-2 të Teutës ndaj Partizanit. Pas 90 minutëshit, Marku është ndalur për mediat.

“Jam shumë i lumtur për golin që shënova edhe për formën e skuadrës. Do të japim maksimumin që të ngjitemi sa më lart. I marrim ndeshjet me radhë, nuk duhet të fluturojmë nga rezultatet dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Një ftesë në kombëtare? Kam pasur ftesë nga ekipi kombëtar që në moshën 19-vjeçare, edhe ndaj Arabisë Saudite luajta një pjesë. Sigurisht që jam gati për kombëtaren, sepse është kënaqësi për çdo futbollist.

Gol me të majtën? Mu duk si goditja jote kjo profesor (i drejtohet Shkëmbit). Luaj me të dyja skemat në mbrojtje, nuk e kam problem”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: