Një atentat është shënuar në Adana të Turqisë. Një i ri, u armatos e kërkoi ndihmën e kushërinjve për të sulmuar anëtarë të një tjetër familjeje.

Dy të rinj, të moshës 25 dhe 17-vjeç, së bashku me dy kushërinj të tyre shkuan me motorçikleta e armë te shtëpia e kundërshtarëve, ku vranë një person e plagosën tre të tjerë.
Më pas ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke qëlluar fillimisht në ajër me formë paralajmërimi.

25-vjeçari që organizoi atentatin ishte martuar me një vajzë, për të cilën familja tjetër shprehej se kishte qenë e dashura e djalit të tyre. Fillimisht ata u përplasën fizikisht, por më pas morën armët duke shkaktuar një situatë lufte në rrugët e qytetit. Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë filmuar gjithçka, dhe skenat i ngjajnë vërtetë atyre në filma. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: