Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky mbush sot 45 vjeç.

Bashkëshortja Olena e uron me një postim në Telegram duke publikuar një foto me bashkëshortin e saj të buzëqeshur.

“Më pyesin shpesh si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem se ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim 17-vjeçarë. Por, në realitet diçka ka ndryshuar. Tani ai buzëqesh shumë më pak. Të gjithë e dimë këtë. E rëndësishme është që të kemi shëndet”, shtoi Olena.

“Pra, kujdes shëndetin, ju lutem! Duam të buzëqeshim gjithmonë me ju. Na e jepni këtë mundësi!”, përfundoi bashkëshortja e presidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb