Sot nuk pati surpriza në Botërorin e Katarit, pasi Argjentina (mundi 2-1 Australinë) dhe Hollanda (mposhti 3-1 USA-n) u kualifikuan për në çerekfinale. I ftuar në Qatar n’24 në News 24 ishte trajneri i njohur Shpëtim Duro, i  cili analizoi sfidat e sotme.

Hollanda- Dëshira është gjë tjetër dhe realiteti është diçka tjetër. E kam thënë që mund të fitojë Botërorin. Po fiti Argjentina, i bie që do ecë Messi, kështu që është në rregull. Parashikimet ishin të sakta pak a shumë, normalisht nuk dalin të gjitha ndeshjet. Nuk kishte surpriza.

 Messi- Statistikat e Messit në Kupa dhe Top të Artë bën që të jetë i paarritshëm. Janë dy lojtarë të mëdhenj që i takojnë periudhave të ndryshme (Krahasimi me Maradonën). Nuk kuptohet Argjentina pa Messi. Messi ka qenë pothuajse gjithmonë Lojtari i Ndeshjes.

Ndeshja sot- Australia ishte perfekte derisa e pësoi. E vetmja zgjidhje ishte ajo që bëri Messi. “Pleshti”, të njëjtën gjë bëri edhe me ekipet e tjera. Austrialia humbi një rast që mund të ndryshonte ndeshjen, por ekipi i Scalonit mund të themi se debutoi. Trajneri bëri që ekipi i Argjentinës të kualifikohej” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: