Goditet për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit, Anduel Gjinaj.

Ky i fundit në një prononcim për mediat tregoi se kishte bërë denoncim në polici dhe prokurorinë e Pukës, ndërsa ka akuzuar publikisht një qytetar.

Sipas tij, ish-oficeri i policisë Marjan Qafa e kishte dhunuar pasi Gjinaj i kishte prerë linjën e paligjshme të ujit.

“Sot kam bërë kallëzim pranë prokurorisë, pasi jam goditur nga shtetasi Marjan Qafa, për shkak të detyrës. Shtetasit Marjan Qafa i shkëputa një linjë uji të paligjshëm. Nuk e njihja më parë atë zotëri, por ia la në dorë drejtësisë që të zbardhë ngjarjen. Dua të them se asnjë nuk më intimidon, as shantazhon që të bëjë detyrën që ma ka lënë ligji në zbatim të funksionit të ndërmarrjes”, tha Gjinaj për gazetarin Senad Nikshiqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb