IRAN
Duhet të ishte dita më e bukur, por është shndërruar në ditën më të keqe. Një çift të rinjsh janë arrestuar në Iran, pasi djali ka propozuar për martesë vajzën në një qendër tregtare në praninë e shumë qytetarëve.
Video e propozimit publik në qytetin verior Arak, u shpërnda menjëherë në rrjete sociale, por pas kësaj çifti është arrestuar me arsyetimin e shkeljes së rregullave islamike.
Martesat e gjinisë së njëjtë dhe shfaqja e dashurisë në publikë janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.
? Man publicly proposes to woman at shopping mall in Arak, central #Iran
Both arrested for “marriage proposal in contradiction to islamic rituals… based on decadent Western culture,” then released on bail pic.twitter.com/eKdlNX9Bte— Sobhan Hassanvand (@Hassanvand) March 8, 2019
Zëvendëskomandat i Policisë Mahmoud Khalaji tha për agjencinë e lajmeve Fars se çifti janë në paraburgim për shkak të kërkesës së njerëzve.
Sipas tij, propozimi në publik është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.
(BalkanWeb)