FIFA ka reaguar për situatën në Bregun e Fildishtë pasi ish- sulmuesit të Chelsea-s, Didier Drogba iu refuzua kandidimi për President në FIF (Federata e Futbollit në Bregun e Fildishtë).

“Ne kërkojmë pezullimin e të gjitha veprimeve në lidhje me procesin zgjedhor deri në një njoftim tjetër,” shkruhet në dokumentin e FIFA-s drejtuar FIF.
Në fakt Drogba kishte marrë për kandidimin vetëm mbështetjen e 2 klubeve, nga 4 që duhen minimalisht. Por FIFA dyshon se në Bregun e Fildishtë tashmë zgjedhjet në institucionet e futbollit po bëhen si ‘teatër’ nën kërcënimin e vazhdueshëm.

Drogba është i treti që hedh kandidaturën për President në Federatën e Bregut të Fildishtë, pas ish-zv/presidentit të tretë, Idriss Diallo si dhe zv/presidentit aktual dhe Presidentit të Ligës, Sory Diabate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb