Një shqiptar në Itali ka përfunduar në pranga, pasi ishte përfshirë në trafik droge. Arrestimi i tij u bë në zonën e Malnates, ku ai dhe shpërndante drogën.

Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, iu gjetën 53 kg marijuanë, të cilën e kishte fshehur në bodrum.

Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në 7 kuti të mëdha kartoni, ndërsa nëse ajo do të dilte në treg do të kishte një vlerë prej 400 mijë eurosh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb