Presidentja Vjosa Osmani komunikoi dje shkarkimin nga detyra të 4 konsujve, mes tyre edhe djalin e deputetit të AAK-së Haxhi Shalës, Flakron Shalën, cili ishte emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Pas këtij shkarkimi ka ardhur reagimi i fortë i deputetit Haxhi Shala, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale teksa i uron ditëlindjen djalit të tij, tërthorazi ka përmendur edhe vendimin e Osmanit për shkarkim, duke e quajtur këtë të fundit fundërrinë edhe pse emrin nuk ia përmendi.

“Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe.

Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit.

Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atdheun tonë Kosovën!

Urime ditëlindja”, shkruan Shala.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb