63-vjeçari, Fulgence Kayishema, i shpallur në kërkim që prej vitit 1994 për gjenocid në Ruanda është arrestuar në Afrikën e Jugut. Ai akuzohet se është organizatori për vrasjen e 2000 refugjatëve në Ruanda dhe është arratisur që prej vitit 2001.

Për kapjen e tij u angazhuan hetuesit e OKB-së dhe autoritetet e Afrikës së Jugut.

“Kam pritur shumë që të më arrestojnë”, u ka thënë 63-vjeçari efektivëve të policisë.

Në fund të gjenocidit në korrik 1994, Kayishema u largua për në Republikën Demokratike të Kongos me familjarët e tij. Pasi u zhvendos në vende të tjera afrikane, ai u transferua në Afrikën e Jugut në 1999 dhe kërkoi azil në Cape Town, duke përdorur një emër të rremë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, mbërritja e tij në Afrikën e Jugut, do të thotë se ai ishte në gjendje të mbështetej nga disa ish-anëtarë ushtarakë të Ruandës, të cilët kanë fshehur aktivitetet dhe vendndodhjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb