C.Ronaldo bëri sërish xhiron në rrjet, këtë herë jo për golat, apo për paraqitjet e tij në fushë, por për një gjest aspak të hijshëm të ndodhur pas sfidës me Everton.

Ylli portugez po i drejtohej dhomave të zhveshjes teksa i tërbuar i përplasi në tokë telefonin një tifozi. Ky veprim i CR7 mori përmasa të mëdha pasi tifozi në fjalë ishte një djalë autik që e përjetoi shumë keq këtë veprim nga ana e Ronaldo.

Sipas mediave angleze, klubi i Man.United nuk ka ndërmend të marrë masa ndaj portugezit pasi e cilësojnë të mjaftueshme ndjesën publike të bërë nga Ronaldo në rrjetet sociale.

Pavarësisht këtij fakti, policia vijon hetimin pas akuzës së bërë nga nëna e tifozit e cila u shpreh se djali i sajë ka një mavijosje në dorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb