Të martën në ndeshjen Bracelona Juventus, pas zëvendësimit sulmuesi argjentinas u drejtoi gishtin e mesit tifozëve të Barcelonës. Por, UEFA tregohet zemërgjerë me Gonzalo Higuain, pas gjestit të tij të pahijshëm drejtuar tifozëve të Barcelonës. Vendimi për të mos hapur procedurë disiplinore për ndeshjen mes Barcelonës dhe Juventusit nga UEFA, tregon se Higuain shpëton pa u dënuar përkundër gjestit të tij. Juventusi pësoi humbje të thellë prej 0:3 nga Barcelona në Camp Nou.
¡NO TE LO PIERDAS! ‘PEINETA’ de Higuaín al Camp Nou tras SALIR ABUCHEADO. La IMAGEN YA en #ChampionsTotal en MEGA. pic.twitter.com/X7ubKo8tda
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 12, 2017
(i.ç/BalkanWeb)