Një vajzë 21-vjeçare ka humbur jetën pasi ishte prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije familja e saj, shkruan Daily Mail.

Chloe Middleton mendohet të jetë viktima me moshën më të re në Mbretërinë e Bashkuar, që nuk vuante nga asnjë sëmundje e mëparshme, por që nuk mundi të mposhtë COVID-19.

Nëna e saj, Diane Middleton e cila jeton në Buckinghamshire, postoi një dedikim që të copëton zemrën për vajzën e saj sot në rrjetet sociale.

Në postimin e saj në Facebook, ajo shkruante:

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendojeni përsëri sepse ju flas nga përvoja personale, i ashtuquajturi koronavirusi i ka marrë jetën vajzës time 21-vjeçare”.

Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 424 vdekje nga virusi dhe 8.077 raste të konfirmuara si të prekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb