PËRMET

Policia e Përmetit ka vendosur në pranga tre të mitur.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrit, i kanë vjedhur çantën e dorës zviceranit 60-vjeçar D. M.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Përmet.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet ndaluan shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian, D. M., 60 vjeç, çantën e dorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb