Për herë të dytë në histori, Villarreal prek gjysmëfinalet e Champions League, për më tepër një kualifikim i siguruar përballë një gjigandi si Bayern Munich. Spanjollët festojnë më të drejt, feston edhe trajneri Unai Emery, një ekspert në Europa League, por kurrë nuk kishte arritur të kalonte në këtë fazë të Champions League.

“Nëndetësja” rezistojë fort, priti rastin dhe në mundësinë e parë dhe të vetme ndëshkoi Bayern, një meritë të padiskutuar për këtë ka edhe tekniku spanjoll. Ky eliminim nuk është pritur mirë në Gjermani, mediat në sinkron e cilësojnë një dështim të madh, tani Bayern i mbetet vetëm Bundesliga.

Bild
Bild

Në shënjestër siguroi përfundoi edhe Nagelsmann, por ndryshe nga mediat dhe opinioni, tekniku gjerman nuk e bën dramë: “Ndeshja kyçe ishte sfida e parë, aty e humbëm ndeshjen. Nuk luajtëm mirë në atë ndeshje, ndërsa në shtëpinë tonë ishim më mirë. Nga ana teknike dhe intensiteti ishte një nga ndeshjet më të mira në muajt e fundit”, theksoi ndër të tjera Nagelsmann.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb