Hidhet dritë mbi vrasjen makabre të Armando dhe Eklaida Kloçi, me dy fëmijët e tyre të mitur në Andravida, Greqi. Sot në 12:00 vrasësi, që u arrestua mesnatën e të enjtes, do paraqitet në prokurori, ndërkohë që zbulohen detaje shokuese nga e kaluara e tij.

Në moshën 15-vjeçare kishte qëlluar me armë në këmbë një bashkëmoshatar, kishte konflikte të vazhdueshme dhe vriste qen e kafshë me silenciator. Policia po heton dhe jetën private, pasi pasuria e madhe ngjall dyshime për veprimtari kriminale.

Vrasësi ka dy divorce, dy fëmijë të rritur, por jetonte vetëm në një vilë luksoze 500 m2, me sistem të lartë sigurie e kishte një makinë luksoze. Në të kaluarën ishte i njohur në kazinotë e zonës ku kishte fituar shuma të mëdha. Sipas dëshmisë së tij në polici, çiftin shqiptar e vrau për borxhe të qirasë rreth 1000 euro.

Avokati i familjes së viktimave ka bërë të ditur se kanë përfunduar procedurat pas autopsisë dhe se shumë shpejt do të dërgohen në Shqipëri ku të afërmit presin të kryejnë ceremoninë mortore. Banorët e Ilias janë të shokuar nga krimi i paprecedentë në zonën e tyre, ndërsa ngjarjen e ka dënuar ashpër mbarë opinioni publik në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb