Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar kabllot e tensionit të mesëm, Fideri F16 nst Kashar, janë djegur.

OSSH sqaron se kjo ka ndodhur për shkak se disa qytetarë i kanë vënë flakën mbeturinave dhe për pasojë kanë mbetur pa energji 5 kabina në zonën e Unazës së Re.

“Fideri F16 nst Kashar për shkak te veprimeve te papërgjegjshme te disa njerëzve duke i ven flaken mbeturinave kane djegur kabllot e tensionit të mesëm 20 kv duke lënë pa energji 5 kabina ne zonën e unazës se re”, bën me dije OSHEE.

Oshee

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: