MALIQ- Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie.

Burime zyrtare bënë me dije se Ledian Shkëmbi, 22 vjeç, banues në fshatin Shkozë, njësia administrative Libonik, dyshohet se dje në Maliq për motive të dobëta, ka djegur me benzinë një motor në oborrin e banesës në pronësi të shtetasit H.P, 59 vjeç, me banim në Shkozë. Për pasojë ka marrë flakë edhe banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: