Gjendet trupi i pajetë i një 34-vjeçari nga Vlora, që rezultonte i zhdukur disa ditë më parë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për Martin Selenin, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë narkotike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga të dhënat e deritanishme të policisë, ka dyshime se i riu ka ndërruar jetë nga mbidoza. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 17:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një banesë të braktisur është gjetur një kufomë e seksit mashkull, gjysmë i dekompozuar.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nisur nga verifikimet e kryera, Policia ka bërë identifikimin e kufomës që i përket shtetasit M. S., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili është larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të humbjes së jetës së 34-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb