Nëse kishte dyshime për formën e Zlatan Ibrahimovic, ato janë shuar në seancat e para stërvitore me Milan. Sulmuesi suedez megjithëse qëndron jashtë fushë që nga muaji nëntor ka treguar se një formë të shkëlqyer fizike, duke bindur trajnerin Pioli që t’i rezervojë menjëherë një vend në formacion për ndeshjen e së hënës kundër Sampdorias. Impakti i Ibrahimovic ishte i menjëhershëm, ashtu siç shpresonin edhe drejtuesit e klubit kuqezi.

Nintchdbpict000551369027
Nintchdbpict000551369027

Entuaziazmi në skuadër ka marrë doza të tjera, teksa edhe besimi te tifozët është rritur ndjeshëm. Pas humbjes shkatërruese në ndeshjen e fundit të 2019 në fushën e Atalantës, pak besonin se rreth Milanit do të kishte një atmosferë pozitive. Por transferimi i Zlatan ka ndryshuar krejtësisht situatën. Kjo konfrimohet me interesimin e madh të tifozëve, teksa sipas mediave italiane “San Siro” pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë për sfidën e së hënës në orën 15:00.

Newcastle Relies On Ibrahimovic To Secure Their New Signing
Newcastle Relies On Ibrahimovic To Secure Their New Signing

Sa i përket aspektit taktik, prania në fushë e Ibrahimovic që në minutën e parë do të ndryshojë shumë ekuilibra. “Viktima” e parë është Piatek, me sulmuesin polak që ulet menjëherë në pankinë për t’i lënë vend atij që pritet të jetë pika e referimit për Milanin në pjesën e mbeutur të sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: