Manchester United ka luajtur një ndeshje shumë të veçantë sot kundër Newcastle pasi përveç fitores së thellë me skuadrën janë rikthyer edhe ‘yjet’ e dëmtuar.

Pogba është rikthyer të startojë nga minuta e parë pas dy muajsh mungesë me “djajtë e kuq”, ndërsa ajo që ka magjepsur tifozët në “Old Traford” është minuta e 77-të. Zlatan Ibrahimoviç merr vendin e Martial duke u rikthyer nga ai dëmtim i gjatë dhe i rëndë njëkohësisht që desh i kushtoi karrierën. Sa herë që 36-vjeçari prekte topin tifozët brohorisnin për ‘njeriun e hekurt’. Jo vetëm Pogba dhe Ibra, por Mourinho kishte edhe një tjetër arsye për të buzëqeshur. Marcus Rojo ishte i disponueshëm për portugezin pavarësisht se sot nuk luajti për asnjë minutë.
467B10AB00000578-0-image-a-36_1511030068843
Sa i takon ndeshjes Manchester United triumfoi me shifrat e thella 4-1. Të parët në avantazh kaluan miqtë në minutën e 14-t, ndërsa kthesa nisi në fundin e pjesës së parë me Martial e Smalling që përmbysën shifrat para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Në pjesën e dytë Pogba dhe Lukaku vulosën shifrat përfundimtare.

Pas 12 ndeshjesh në “Premier League” Manchester United renditet në vendin e dytë me 26-t pikë, 8-t më pak se City kryesues.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb