Efekti Zllatan Ibrahimovic është i menjëhershëm, jo vetëm tek tifozët por dhe tek formacioni i Piolit. Gjigandi suedez pritet të jetë titullar në ndeshjen e parë të Milanit për 2020, atë kundër Sampdorias. Sigurisht ashtu siç edhe vetë Ibra e pohoi gjatë prezantimit, forma e tij nuk është maksimale, por mjaftueshëm për Piolin për ta hedhur në fushë si titullarë.

Ibra
Ibra

Në “San Siro” të gjithë presin të shohin sërish Ibrën me fanellën kuqezi, pritet që në stadium të jenë afro 60 mijë spektatorë. Afrimi i Ibrahimovic ndërlikon ndjeshëm të ardhmen e Piatek, i cili sipas të gjithë gjasave do ta ndjek këtë takim nga pankina pasi përkrah Ibrës priten të luajnë Suso dhe Calhanoglu.

Piatek
Piatek

Piatek duhet të vendos, të pranoj sfidën me Ibrahimovic për një vend në formacion apo të shoh për të tjerë opsione. Dy ofertat e para në drejtim të tij janë hedhur poshtë, Genoa dhe Crystal Palace.

Todibo
Todibo

Me transferimin e Ibrahimovic faza ofensive duket e kompletuar por merkato nuk mund të konsiderohet kurrsesi e mbyllur duke parë problemet e shumta që Milani ka shfaqur në këtë sezon. Lajme pozitive vijnë edhe nga objektivi i radhës, Jean-Clair Todibo. Sipas mediave italiane, mbrojtësi i Barcelonës i ka thënë po interesimit të klubit kuqezi, tani mbetet që Milan dhe Barcelona të gjejnë formulën e duhur për transferimin e tij në Milano.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb