Sipas një studimi, konsumimi i ibuprofenit nga meshkujt mund të shkaktojë probleme të sterilitetit.

Niveli i pjellorisë së meshkujve është duke shënuar rënie anë e mbanë botës, ndërsa hulumtuesit kanë synuar të kuptojnë nëse ibuprofeni është duke kontribuar në këtë problem.

Ibuprofeni
Ibuprofeni është ilaç i cili shitet pa përshkrim për trajtimin e dhimbjeve afatshkurtra, inflamacionin nga lëndimet dhe gripin. Profesionistët e shëndetit mund ta rekomandojnë përdorimin e këtij ilaçi edhe për përdorim afatgjatë.

Ibuprofeni njihet se i rrit rreziqet e sulmeve të zemrës dhe të trurit nëse përdoret rregullisht për doza të larta dhe për kohë të gjatë.

Studimi

Studimi francez dhe danez ka analizuar 31 meshkuj atletikë mes moshave 18 dhe 35 vjet.

Gjysma e grupit kishin përdorur 600mg ibuprofen dy herë në ditë – doza maksimale e rekomanduar në SHBA është 800mg deri në katër herë brenda dite – për dy javë.

Gjysma tjetër kishin përdorur placebo (pilulë mashtruese, e cila është bosh dhe s’ka asnjë efekt). Mostrat ishin marrë para dhe pas studimit për t’i krahasuar.

Ata të cilët kishin përdorur ibuprofen kishin qenë më të prirë të kenë probleme testikulare, e që do të thotë se meshkujt kishin qenë më pak të prirë të bëhen baballarë. Kjo kishte qenë më e zakonshme te meshkujt e vjetër sesa te të rinjtë.

Megjithatë, ekspertë të tjerë shëndetësorë tregojnë se ky studim është i përmasave të vogla, dhe derisa të bëhen studime të mëtejeshme, u rekomandojnë meshkujve të vazhdojnë ta përdorin ibuprofenin nëse është e nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: