Koronavirusi rrezikon të kushtëzojë futbollin edhe për shumë muaj të tjerë, ndaj edhe FIFA ka një ide të re me të cilën shpreson të driblojë zvarritjen e emergjës. Diskutimi është ky: në vend që të luhen dy ndeshje kombëtaresh në shtator, dy në tetor dhe dy në nëntor, le të marrim më shumë kohë për të luftuar koronavirusin.

Të eliminohen dritaret e muajve shtator-tetor për të krijuar një superhapësire prej ¾ javësh mes nëntorit dhe dhjetorit, ku kombëtaret do mund të luajnë jo vetëm 6 ndeshjet e kalendarit të Nations League, por edhe dy miqësoret e parashikuara për majin e vitit 2021. Në total tetë ndeshje në një muaj, ku do luhen dy takime çdo javë.

Për momentin është vetëm një ide, por FIFA nuk e ka përgënjeshtruar, përkundrazi, pranon se po shqyrton mundësinë për të luajtur ndeshjet e përfaqësueseve pa pasur kampionatet kombëtarë nëpër këmbë.

Nga ana tjetër, UEFA i ka qëndruar frohtë këtij argumenti, preferon të heqë dorë vetëm nga ndeshjet e shtatorit dhe të zgjerojë me ndonjë ditë më shumë dy dritaret e tetor-nëntorit, duke bërë që kombëtaret të luajnë nga tre ndeshje në këta muaj. Gjithashtu, UEFA nuk ka ndëmend të heqë dorë nga miqësoret e marsit të ardhshëm.

Duke i qëndruar idesë së FIFA-s Shqipëria do ta shihte veten të përqëndruar në harkun e një muaji dimëror me sfidat e dyfishta (vajtje-ardhje) kundër Bjellorusisë, Lituanisë dhe Kazakistanit, pa harruar se këtu mund të shtojmë dhe dy miqësoret e marsit të vitit 2021.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb