Ish-presidenti Bujar Nishani me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Rama vepron në mënyrë të tmerrshme, duke kërcënuar se do të mbyllë mediat.

Nishani thekson se qeveria nuk e shpall dot gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas tij, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.

Postimi i Bujar Nishanit:

Dikush ti tregoi idiotit kryeministër që kërcënon se do të mbyllë mediat pasi na paska shpallur Gjëndjen e Jashtëzakonshme !

Qeveria nuk shpall dot Gjëndje të Jashtëzakonëshme !

Atë e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.

Shqipëria nuk është nën kërcënimin e rendit kushtetues dhe rrëzimit të rendit publik.

Qeveria dhe ky kryeministër, më mediokri dhe më elifmatraku që ka patur ndonjëherë Shqipëria në historinë e saj, mund të shpallë vetëm Gjëndjen e Emergjencës Civile prej Fatkeqësisë Natyrore.

Shqipëria është në emergjencë civile dhe ky kryeministër i paaftë deri në neveri, që nuk e ndal politikën as me fatkeqësinë e mijëra shqiptarëve, më parë se të mbyllë median të nxjerrë nga gërmadhat e vdekjes trupat e qytetarëve shqiptarë të cilët nuk i mbrojti dot nga rreziku i paralajmëruar.

Por ne lodhemi kot, ky nuk e njeh turpin dhe as detyrën.

Fatkeqësi e dyfishtë !

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb