Një shkëmbim zjarri ka ndodhur sot në kufirin-greko shqiptar. Një trafikant droge ka qëlluar mbi policinë e Igumenicës në fshatin Anavrito në kufi me fshatrat Janjar e Karroq të Sarandës.

Policia greke tentoi të ndërhynte teksa një mjet ka tentuar të marrë një ngarkesë me më shumë se 100 kg marijuanë.

Droga ishte kaluar nga disa trafikantë nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur. Ne momentin qe ka shkuar mjeti ta marrë, ka ndërhyrë policia por trafikanti,  ka hapur zjarr ndaj policisë dhe është larguar me vrap për në drejtim të tokës shqiptare. Nuk ka të lënduar ndërsa forca të shumta të policisë greke kanë shkuar në vendngjarje.

Ndërkaq policia greke ka konfirmuar zyrtarisht se në vendngjarje janë 5 çanta me mbi 100 kg droge. Sipas policisë helene, personi që ka qëlluar ishte duke ruajtur drogën në pritje të një makine që do vinte ta merrte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb