Afganistani ka rënë tashmë totalisht në duart e talebanëve. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ushtarët talebanë shihen duke patrulluar me helikopter amerikan “Black Hawk” mbi qytetin e Kandahar. Pamjet janë publikuar nga Daily Mail.

Mediat e huaja kanë shkruar se talebanët mund të kenë në dispozicion 200 mijë armë zjarri, 20 mijë Humvees dhe qindra aeroplanë që SHBA-të i dhuruan ushtrisë afgane.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan pranoi se SHBA nuk ka një ‘tablo të qartë’ të asaj se sa mungojnë nga 83 miliardë dollarë inventar ushtarak, që tani mund të jenë në duart e armikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb