Pritet vetëm zyrtarizimi, por aventura e Zvonimir Boban te Milan ka përfunduar më shpejt nga sa ishte parashikuar. Çështje orësh dhe modalitetesh, por mediat italiane nuk kanë dyshime. Përplasja e fortë me Ivan Gazidis dhe kritikat publike në lidhje me menaxhimin e klubit kanë vulosur largimin e kroatit. Bashkë me të pritet edhe fundi i erës Maldini si drejtues në skuadrën ku konsiderohet një legjendë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Molla e sherrit” që tronditi kupolën milaniste është Ralf Rangnick, i cili u kontaktua dhe arriti një marrëveshje paraprake me Gazidis, me këtë të fundit që eliminoi drejtuesit teknik të klubit, pikërisht Boban dhe Maldini. Një lëvizje e konsideruar pa klas nga dy ikonat kuqezi, që ndajnë një tjetër vizion për të ardhmen e Milanit. Nëse Gazidis kërkon një ringritje graduale dhe të gjatë, dy ish-futbollistët pretendojnë një rikthim të shpejtë të një skuadre kompetitive.

80912543 4c6c 4de5 Be44 Bfae4d62707f
80912543 4c6c 4de5 Be44 Bfae4d62707f

Në fund ka fituar njeriu më i besuar i pronarëve të fondit “Elliot”, duke bërë që Milan të përballet me një revolucion të vërtetë, i konsideruar si “viti zero”. Kjo për shkak të risisë në Serie A, që do të sjellë Rangnick. Gjermani nuk do të jetë thjesht trajner, por do të ketë rolin e menaxherit, një kulturë kjo e Premier League. Por, ndryshimet në klub pritet të kenë një impakt direkt në skuadër.

E4c492d998fc9f3e69c7
E4c492d998fc9f3e69c7

Ibrahimovic zor se do të pranojë rinovimin, ashtu si Donnarumma që vështirë përfshihet një një nisje sërish nga zero. Në dyshim edhe lojtarët e huazuar, ku më shmë se të gjithë blerja e kartonit të Ante Rebiç bëhet një mision shumë I vështirë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb