Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me situatën në vend, teksa ka theksuar se demografia dhe largimi i të rinjve nga vendi është sfida më e madhe për vendin.

Bushati deklaroi se shifrat e largimit janë alarmante, ndërsa shtoi se sa më e lehtë të jetë për të udhëtuar drejt Evropës aq më keq do jetë për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

Ai vijoi më tej duke thënë se në vend duhet të ketë një reformë për financat pubike ku të rriten taksat për oligarkët dhe të ulet TVSH-ja, ndërsa propozoi po ashtu kryerjen e “vettingut” për admnistratën në vend.

Bushati analizoi edhe çmimin e naftës, ku tha se Bordi i Transpraencës është vetëm për “shoë” dhe se çmimi në të vërtetë ndikohet nga bursa botërore dhe se për të pasur një ndikim te çmimi duhet të “prishen oligopolet” e vendosura.

“Demografia është sfida më e madhe e vendit dhe ka ndodhur edhe me vendet e tjera të rajonit. Ka shifra alarmante. Sa më mirë të bëhet për t’u afruar me Evropën aq më keq bëhet për Ballkanin. E kanë strategji dhe nuk u kundërvihemi dot kur Gjermania ka rroga 5-6 herë më të larta. Të gjitha këto vende targetojnë Ballkanin nga ku dalin inxhinierë dhe mjekë të zotë. Shkollat nuk janë aq të këqija kur i merr Gjermania këta të rinj. Të njëjtin problem e ka pasur Kroacia, Bullgaria, Rumania e ka këtë problem. Ata e kanë të qartë strategjinë e tyre, nuk e shohin si problem këtë fenomen. E dyshoj të kemi rroga të ngjashme me Gjermaninë në të ardhmen. Ky duhet të ishte diskutimi sot dhe të mos merremi me Berishën. Ai ka ngelur në shekullin e kaluar dhe mban peng këtë vend.

Një reformë për financat publike, të rriten taksat për oligarkët, të ulet TVSH-ja. Luftë krimit dhe kapitalit të pisët, duhet bllokuar ky kapital dhe të bëhet me një sistem ku lufta me mafian të bëhet prioritare. Të kalojë në vetting gjithë administrata e lartë, duhet vetting për këta njerëz. Bordi i naftës është gabim, çmimin e naftës nuk e caktojnë ata. Ai është një show, nuk ka çfarë bën Rama për ta ulur, duhet të prishen oligopolet, janë të njëjtit njerëz që e kanë në dorë. Çmimi vendoset nga bursa qeveritare, nafta është në dorën e disa njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: