Janë publikuar pamjet e para nga tragjedia në SHBA, ku një person u fut në një supermarket dhe qëlloi me breshëri arme. Nga të shtënat raportohet për të paktën 10 viktima, mes të cilëve është edhe një polic.

Siç bëhet e ditur, incidenti filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale të hënën kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte.

Rreth 20 minuta më vonë, departamenti i policisë Boulder shkroi në Twitter se kishte “Të shtëna aktive në King Soopers në rrugën Table Mesa”.

Policia më pas paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën.

“Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni”, ishte thënë më tej.

Sidoqoftë, një pjesë e situatës u kap në kamera nga një kalimtar duke treguar viktimat pranë dyqanit ushqimor.

“Nuk e di se çfarë po ndodh … Kam dëgjuar të shtëna armësh, dikush është rrëzuar”, bërtet kameramani. “Ka një njeri që po shtie me armë, ikni”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb