Juventusi ia doli që gjatë merkatos verore të sigurojë shërbimet e Timothy Weah. Babai i futbollistit, George Weah duket se ka qenë ai që shtyrë lojtarin që të firmosë për skuadrën nga Torino. Legjenda e Milanit, në një intervistë për “SportWeek”, tha se ka qenë gjithmonë tifoz i Juves.

“Unë e mbështes Juventusin. Nuk e kam fshehur kurrë, as kur luaja për Milanin, të cilët i konsideroja gjithashtu si familje. Unë rashë në dashuri me Juventusin dhe Platinin në atë kohë”, tha mes të tjerash George Weah.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb