Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e arrestuar prej ditësh nën dyshimet për korrupsion, kërkoi pezullimin e procesit që po zhvillon Këshilli i Lartë Gjyqësor, e që lidhet me propozimin e Artur Metanit të ILD-së. Ai kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për shkelje të ligjit dhe veprime që diskretitojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Në pamundësi për të qenë pjesëmarrëse në seancë, pasi ndodhet në paraburgim, përmes një letre, Hoxha infemonte këshillin se do të mbrohej nga avokati Ardian Visha.

Ky i fundit, kërkoi pezullim të procesit, me qëllim që magjistratja të jetë e pranishme ne seancë dhe me argumentin se nevojitet kohë për mbledhjen e provave, me qëllim që t’i paraqesin Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një propozim për marrëveshje.

Sipas ligjit, magjistrati dhe ILD-ja mund të dakordësojnë një marrëveshje të përbashkët, ku palët bien dakord për llojin e shkeljes disioplinore që gjyqtari pranon si dhe masën disiplinore të përshtatshme.

Avokati Visha nuk dha detaje në lidhje me këtë cështje, Artur Metani tha se në tryezën e tij nuk është dakordësuar një dokument i tillë. Ai u shpreh kundër shtyrjes së procesit, duke argumentuar se gjyqtarja ka patur kohën e nevojshme për të përgatirut mbrojtjen.

Pasi dëgjoi palët, Këshilli i dha mundësitë Enkelejda Hoxhës, e cila pas arrestimit, është pezulluar nga detyra, që të shprehet nëse do të paraqitet në seancë, ndërsa caktoi datën 25 shkurt për shqyrtimin e kërkesës së kryeinspektorit të lartë të drejtësisë. Artur Metani ka propozuar shkarkimin e Enkelejda Hoxhës, pasi gjatë hetimit ka gjetur shkelje të rënda të ligjit, sa iu përket disa vendimeve të firmosura prej saj për lirimin e Hekuran Billës, i cili u ekzekutua më vonë, si dhe disa emrave të njohur të botës së krimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nga ana tjetër, ende nuk ka marrë vendim për fatin e prokurorit Bujar Memia, I cili akuzohet se ka favoruizyar të dënuarit, të cilët me pas liroheshin me firmën e Enkelejeda Hoxhës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb