Trajneri Ilir Daja nuk do të jetë më në krye te Partizanit! Burime të “BalkanWeb” pranë klubit të kuq bëjnë me dije se janë ndarë rrugët mes teknikut dhe 16 herë kampionëve!

Ai e kishte paralajmëruar largimin e tij menjëherë pas humbjes në derbi! Gjatë orëve në vazhdim pritet njoftimi zyrtar i klubit! Në 15 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të Kategorisë Superiore, skuadra kryeqytetase ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 6 dhe humbur 5, duke grumbulluar 18 pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Aventura e teknikut 55-vjeçar në krye të pankinës së “demave” zgjati 16 muaj, ku detyrën e trajnerit e mori në gushtin e vitit 2020. Tashmë në kampin e kuq po mendohet për të gjetur pasardhësin e Ilir Dajës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb