TIRANE– Kreu i Kuvendit në detyrë, Ilir Meta, thotë se rrethanat politike në të cilat ndodhej vendi e detyruar të zgjidhej president. Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”, Meta thotë se ky ishte një zhvillim i nevojshëm për të shmangur një krizë edhe më të përshkallëzuar të vendit.

Meta tha se nëse do të digjeshin edhe dy raundet e tjera për zgjedhjen e Presidentit, atëherë vendi rrezikonte të kalonte në zgjedhje pa opozitën.

“Nëse unë nuk do zgjidhesha president edhe në dy raundet e mbetura, vendi rrezikonte të kalonte në zgjedhje të parakohshme pa opozitën. Duke shkaktuar përshkallëzim të krizës”, tha Meta, ish-kryetari i LSI.

Meta tha se edhe kryetari aktual i LSI mbështeste qëndrimin që zgjedhjet të mbaheshin edhe me opozitën.

“Kemi thënë se nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe ky qëndrim ka qenë edhe pasi unë u zgjodha president. Edhe Vasili ka konfirmuar se LSI do dorëzojë mandatet për të zgjidhur ngërçin polik që po rrezikonte vendin. Ai ka thënë se paketa McAllister. Arrihet një marrëveshje në sekondat e fundit dhe kemi dy palë që donin ta çonin situatën në ekstrem dhe për mosarritjen e synimeve të tyre akuzojë LSI. Ne e bëmë të qartë se zgjedhjet pa opozitën janë një dramë. Tani kemi justifikim se e ka fajin LSI që ne nuk arritëm synimet e tyre”, tha Meta.

Sakaq, Ilir Meta e pohon live se “nuk donte të bëhej President”.

Eni Vasili: Pra zoti Meta ju nuk keni dashur të bëheni President?
Ilir Meta: Po, e kam sqaruar për rrethana që janë të njohura edhe më parë.

Vasili: Kanë insistuar ndërkombëtarët që ju të merrnit postin e Presidentit?
Meta: Këtë çështje unë nuk e di.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: