Ukraina inaguroi sot centralin e saj të parë diellor në zonën shumë radioaktive përreth centralit të Çernobilit, ku në vitin 1986 ndodhi incidenti më i rëndë në historinë e bërthamores civile.

Centrali i ri numëron rreth 3 800 panele fotovoltaike të instaluara në 1,6 hektarë rreth 100 metra larg centralit të dëmtuar.

Fuqia e centralit diellor arrin shifrën simbolike prej një megavat që mjafton për të mbuluar konsumin e rreth 2 000 apartamenteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb