Përleshje të dhunshme mes manifestuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite përgjatë barrierës mbrojtëse mes Gazës dhe shtetit hebraik në ditën e inaugurimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem.

Jerusalem

Bilanci është 28 të vrarë dhe mbi 900 të plagosur, raporton BBC. Sipas agjencisë Maan, disa demonstrues kanë prerë telin me gjemba përpara barrierës në tentativë për të penetruar në pjesën hebraike. Ushtria i ka shtyrë pas me gaz lotsjellës.

Sipas agjencisë Maan, që citon ministrinë e Shëndetësisë së Gazas, viktima e parë 21 vjeç quhej Anas Hamdan Qudeih dhe është qëlluar me armë zjarri në lindje të Khan Yunis. Ndërkohë Musab Yousef Ibrahim Abu Laila, 29 vjeç, është vrarë në Jabaliya, shkruan Tgcom24.

Jerusalem 1

Forca ajrore izraelite kishte hedhur fletushka në Rripin e Gazës duke i ftuar palestinezët që të qëndronin larg kufirit dhe të mos merrnin pjesë në aktivitete të dhunshme.

Izraeli akuzon Hamasin
“Operacion terrorist” – “Ushtria është duke u matur përgjatë kufirit me Gazën me 10 mijë demonstrues të dhunshëm dhe mijëra të tjerë janë vendosur në afërsi të tyre, në dhjetë pika të fërkimit”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi ushtarak izraelit. Hamasi “po udhëheq një operacion terrorist, të maskuar si një mobilizim popullor. Do të përpiqet të kryejë sulme dhe të kryejë infiltrime masive në Izrael”. Si rezultat, zona në kufi me Gazën u shpall “zonë e mbyllur ushtarake”.

Jerusalem 3

Trump: Ditë e madhe për Izraelin
“Sot është një ditë e madhe për Izraelin!”. Kështu shkroi Presidenti Donald Trump në Twitter, për të përshëndetur inaugurimin e ambasadës amerikane në Jerusalem.

Al Zawahiri fton myslimanët në xhihad
Kreu i Al Kaedës, Ayman al Zaëahiri, ka thirrur xhihadin kundër SHBA-ve dhe Izraelit, duke i ftuar myslimanët të marrin armët në një video të quajtur “Tel Aviv është gjithashtu një vend i myslimanëve”. Duke lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem, Presidenti i SHBA Donald Trump “ka zbuluar fytyrën e vërtetë të kryqëzatës moderne”, tha Al Zawahiri, “me të nuk funksionon pacifizmi, por vetëm rezistenca përmes xhihadit”.

Jerusalem 6

Jerusalem 8

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb