Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një status në Facebook, Blushi thekson se qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro/ton vetëm për groposje të mbetjeve, plot dyfishin e asaj, që paguhet në Shkodër (1600 lekë) për të njëjtin proces, ndërsa bën thirrje që drejtësia të reagojë.

Statusi:

RAMA – VELIAJ JANË KAPUR NË FLAGRANCË! DREJTËSIA DUHET TË VEPROJË!

Qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro/ton vetëm për groposje të mbetjeve, plot dyfishin e asaj, që paguhet në Shkodër (1600 lekë) për të njëjtin proces.

Drejtuesit e organizatës kriminale Rama-Veliaj vazhdojnë ditë dhe natë vjedhjen e tmerrshme të shqiptarëve me inceneratorë që nuk ekzistojnë!

Të dy duhet të dalin para drejtësisë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: