“Arrest me burg” për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako. Ky ka qenë vendimin që ka dhënë sot GJKKO, pas kërkesës së SPAK. Ish-deputeti akuzohet i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Tashmë pritet ekzekutimi i masës së dhëne nga gjykata, nga ana e policisë.

Gjykata u vu sot në lëvizje me këtë kërkesë të prokurorisë së Posaçme pasi do të duhej të ezaurohej si fillim rruga në Kuvend për imunitetin e Bllakos si deputet. Në momentin kur pritej të mblidhej Këshilli Mandateve, Bllako dha dorëheqje nga mandati, edhe pse pati pak muaj ‘jetë politike’.

BalkanWeb ka zbardhur moment pas momenti detaje nga dosja hetimore, por disa janë momentet kultimiante ku ndalet SPAK. Një prej tyre është një udhëtim i bërë nga Alqi Bllako bashkë me Klodian Zoton, biznesmen i shpallur në kërkim, që ka në administrim një nga kompanitë koncensionare. Rezulton se Bllako ka udhëtuar në 16 prill 2019 me Zoton drejt Torinos, dhe janë kthyer nga Roma në Rinas ditën e nesërme. Një tjetër detaj që duhet të thuhet lidhet me faktin se Edmond Ballko, babai i ish-deputetit rezulton sipas të dhënave i punësuar në inceneratorin e Tiranës, si drejtor i kantierit, por rezulton te se punësimi ishte fiktiv.

Nga konfirmimi i marrë, Edmond Bllako ishte i punësuar i brumëgatues në Ersekë, bujë pjekës. Ai mori si punësim fiktiv punësimin e babait. Po ashtu ka ndryshuar dhe destinacionin e tokës bashkë me Kokën, duke e bërë nga tokë-truall në tokë arë. GJKOO i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ish-ministrit Koka dhe disa të arrestuarve të tjerë në lidhje me inceneratorët.

AKUZAT
Bllako akuzohet në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, pasuria nr.1, ZK.2636, Vol.10, Fq.63, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2 , nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish- Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.

Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë. Veprimet dhe mosveprimet e personave të mësipërm janë në kundërshtim me VKM nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.584, datë 28.8.2003 “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu II, “Nisma për Projektaktin”, pika 3 dhe 4 e saj.

Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb