GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg me një masë më të butë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Bllako akuzohet për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës. Ai iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.

Bllako është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit.

Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.

Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj.

Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: