Adriana Kalaja i është bashkuar protestës së thirrur nga Partia e Lirisë që tashmë po mbahet tek Inceneratori i Tiranës.

Gjatë fjalës së saj , ajo u shpreh se Inceneratori i Tiranës është një skenë krimi, duket shtuar se SPAK duhet të nisë hetime për kryeministrin Edi Rama.

“Lajmërimi sot duhet të kishte të protestojmë aty ku duhet të ishte inceneratori që nuk është. Më bënë përshtypje fotot e turpshme të Erion Velisë dhe të gjithë bandës që drejton këtë vend. Gërmalla e vrau Ardit Gjoklajn dhe sot nuk ka drejtësi. Sot duhet të reagojmë dhe të mos harrojmë padrejtësitë që u bëhen njerëzve të këtij vendi sepse abuzojnë me taksat e tyre. Brenda këtij vendi që është një skenë krimi. Partia e Lirisë dhe PD e kanë qartësuar këtë aferë , por sipas informacioneve që mora brenda këtyre ambienteve janë futur gjashtë fugona të Polcisë së Shtetit, ne e dimë që nuk ka policisë por janë të veshur me uniformë që i shërbejnë kryebanditit Edi Rama. Çdo gjë këtu është e mirëmenduar. Vetëm aleanca për Mbrojtjen e teatrit ka depozituar në SPAK 15 kërkesa procedurale. Nga SPAK nuk asnjë reagim. Nxitojnë me urdhra të pushtetit që në pikë të verës të kërkojnë kush është shtetasi Ilir Metaj apo Meta , i del gjumi në gusht SPAK-ut. Çdo gjë duhet të fillojë nga drejtësia, duke marrë të pandehur edhe Edi Ramën”, tha ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: