“Më tha ‘e di unë këtë punë’, më zhveshi, më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”. Kjo eshte dëshmia e vajzës nga Dibra qe akuzon se e ka përdhunuar i ati në mes të pyllit. Ngjarja e rëndë u regjistrua në njësinë administrative Kastriot, në Bashkinë e Dibrës dhe u deshën 12 orë që policia të vinte në pranga autorin.

“Paraditen e se enjtes isha me babanë në Peshkopi. Kishim dalë për të blerë ushqime e mallra të tjera për shtëpinë tonë”, ka nisur rrëfimin e saj 15-­vjeçarja E. Përgjegji.
Ashtu si herë të tjera, ata janë rikthyer drejt fshatit me furgonët e transportit.
“Zakonisht, furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në një vend ku ne nuk ndalonim asnjëherë. Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai me futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”, janë fjalët prekëse të vajzës së përdhunuar nga babai i saj, citon sot ‘Panorama’.

E. Përgjegji është marrë në mbrojtje që në fillim nga xhaxhai i saj dhe njerka, e cila ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka treguar episode të tjera të ngacmimeve seksuale të babait monstër.

Vajza i tha grupit hetimor, në prani të psikologes dhe prokurorit të çështjes, se ishte e disata herë që babai e ngacmonte seksualisht, duke e prekur në vende intime dhe se e fyente rëndë, madje dhe në prani të personave të tjerë.

Njerka e 15-­vjeçares, qe akuzon babain per përdhunim ka dhënë të tjera detare të rënda. “Guri është kthyer nga Greqia tre muaj më parë. Kishte ndryshuar
totalisht. Sa herë hynte në shtëpi e prekte vajzën në gjoks. Madje e fyente: ‘Ti do të bëhesh kurvë’, i thoshte. Kam mbetur e befasuar”­ ka thënë ajo.
“Jam e sigurt se Guri e ka përdhunuar vajzën e tij”, janë deponimet e gruas së dytë të Guri Përgjegjit në Polici.

E mitura nga ana e saj i tha Policisë se duhet të merrnin rrobat që ajo kishte veshur ditën e ngjarjes, duke argumentuar se ato do të faktojnë përdhunimin e saj.
“Ne, thanë oficerë të Policisë Gjyqësore, kemi parë se vajza është dhunuar edhe fizikisht nga ky shtetas. Por, për ta faktuar në se ajo është përdhunuar, e kemi dërguar vajzën për një vizitë të specializuar gjinekologjike në Tiranë”.


Ekspertiza mjeko-ligjore: Vajza është përdhunuar

Ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë ka rikonfirmuar sot abuzimin seksual me dhunë ndaj së miturës me iniciale E.P., por rezultatet përfundimtare pritet të dalin disa ditë më vonë, te cilat do te vertetojne nëse ka qenë përdhunim brenda gjinisë ose jo.
Pasi është sjellë në Tiranë ku iu krye ekspertiza mjeko-ligjore, vajza është kthyer në Dibër, tek të afërmit e njerkës dhe po mbahet nën vëzhgim nga psikologët.

15-vjecarja kishte mbetur jetime nga nëna, pasi i kishte vdekur 7 vite më parë në një aksident rrugor dhe tashmë jetonte me babanë dhe njerkën. Banorët e fshatit thanë për News24 se 46 vjeçari Guri Përgjegji, ishte kthyer para një viti nga Greqia dhe njihej si person problematik pasi ngacmonte edhe femrat në fshat.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb