Kandidatja e PD, Flutura Açka e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për incidentet në Elbasan ku dhe ka qenë vetë dëshmitare e përplasjeve dhe dhunës.

Açka thotë se Policia ishte shumë e vakët, ndërsa Prokuroria më keq se Policia. Ajo shton se opozita s’kishte arsye të provokonte pasi nuk e dinte axhendën e qeverisë, kurse kjo e fundit e dinte mirë kalendarin e lëvizjes së liderit të opozitës.

‘’Unë i thashë, isha vetë dëshmitare. Policia ishte shumë e vakët, por duhet një skalion njerëzish të vijnë të tërheqin zvarrë militantët e opozitës që ishin rastësisht aty. Opozita nuk e dinte axhendën e qeverisë. S’ka pasur arsye ta provokojë se nuk e dinte. Qeveria e dinte mirë kalendarin e lëvizjes së opozitës. Policia ishte e vakët. Aq më keq Prokuroria. Për faj të kushteve, ndodhen në konflikt interesi dhe s’kapet që në krye problemi. ‘’- deklaroi Açka.

Açka ka folur edhe për kandidimin për deputete të PD, duke garantuar se do të thotë vetëm të vërtetën dhe jo të jetë kamariere e politikës.

Ajo thotë e bindur se PD e ka zgjedhur për atë që është, dhe shpreson të jetë kështu deri në fund.

‘’Unë nuk jam në PD si kamariere, s’do jem kamariere e politikës. Ja u them me bindjen më të madhe. Do them të vërtetën. Deri më sot jam e bindur se PD më ka zgjedhur për atë që jam, shpresoj të jetë deri në fund kështu. ‘’- tha Flutura Açka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb