Me mbërritjen e Kombëtares në “Elbasan Arena”, është shënuar edhe incidenti i parë.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, pasi ka zbritur nga autobuzi në të cilin gjendej së bashku me pjesën tjetër të grupit, ka nxituar të takoj disa të njohur. Por futbollisti ka hasur refuzimin e policëve, të cilët nuk kanë lejuar që këta persona të kalonin rrethimin e policisë.
Tt
Kjo ka shkaktuar disa momente tensioni për Xhakën, i cili ka ngritur zëri duke kërkuar llogari nga policët për veprimin e tyre. Një moment tensioni që është anashkaluar dhe Xhaka ka vazhduar t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit./ vip sport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb